Gomat e verës nga sot nuk do të kenë më vend në veturat e shoferëve në Kosovë.
Vozitësit duhet t’i kenë të vendosura në makina gomat e dimrit, e të cilat obligohen t’i mbajnë deri më 15 mars, njofton Klankosova.tv.
Për vendosjen e pajisjeve dimërore nëpër automjete, ditë më parë pati një apel edhe policia.
“Policia e Kosovës apelon për të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar për fillimin e sezonit dimëror ku ndryshimet atmosferike janë të pranishme”.
“Sigurohuni që gomat e mjetit tuaj janë ndërruar para fillimit të sezonit dimëror, gjithashtu presioni i ajrit të tyre duhet të jetë sipas rekomandimeve të prodhuesit, në temperaturat e ulëta”, u theksua në këtë kërkesë të forcave të rendit.