4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Përurohet objekti i ri i Urgjencës në Podujevë

Në Podujevë, pasditen e sotme është përuruar objekti i ri i Urgjencës Mjekësore-Doha.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, të cilët u mirëpritën nga kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi.

Me një shumë totale prej 1.7 milion euro, bashkëpunim dhe bashkëfinancim i Komunës së Podujevës me 600 mijë euro dhe Organizatës Qatar Charity me 1.1 milion euro, ky objekt u përurua vetëm dy vjet pas fillimit të ndërtimit.

Kurti, siç thuhet në njoftimin e Kryeministrisë, potencoi se kjo hapësirë me afërsisht 1600 metër katrorë, do të shërbejë për mirëqenien e qytetarëve që kanë nevojë.

Objekti i ri i Urgjencës Mjekësore thuhet se do të ofrojë edhe shërbime tjera shëndetësore, përveç atyre të Urgjencës.

“Kjo urgjencë do të shërbejë jo vetëm për qytetin dhe mbarë vendin, por edhe për rajonin e veçanërisht bashkatdhetarët tanë nga Lugina, të cilët mund të përfitojnë nga ofrimi i shërbimeve mjekësore”, citohet të ketë thënë Kurti.

Në këtë përurim ishin të pranishëm edhe ambasadori i shtetit të Katarit për Shqipëri dhe Kosovë, Jabor Ali Al Dosari, përfaqësuesit të lartë nga Organizata Qatar Charity, si dhe zyrtarë komunalë e staf mjekësor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img