Është konfirmuar një i vrarë dhe një i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në Klinë.
Këtë për Klankosova.tv e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin Pejës, Fadil Gashi, i cili njoftoi se në lidhje me këtë rast, është arrestuar një i dyshuar.
“Rreth orës 17:17 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë. Një i dyshuar lidhur me rastin është arrestuar”, thuhet tutje në konfirmim.