4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Pas debatit të madh MASHTi dorëzohet: Do të rishikohen doracakët për edukatën seksuale

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjise, me anë të një komunikate për media kanë informuar se do të rishikohen doracakët në lidhje me edukatën seksuale.

Megjithse, njoftimi fillon me informacione të vjetra e me sulme ndaj mediave dhe atyre që i kontestuan doracakët, në fund të njoftimit thuhet se ata do të rishikohen.

E plotë:

Njoftim

Të nderuar, qytetarë, prindër, mësimdhënës, media.

Në lidhje me debatin e ngritur ditëve të fundit, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se nuk ka kurrikulë të veçantë për edukim seksual e as tekste shkollore ku fëmijët mësojnë për edukimin seksual siç është raportuar e përfolur këto dy ditë.

Në Kosovë ndryshimet kurrikulare kanë nisur në vitin 2001. Gjatë viteve 2008-2016 janë miratuar dhe hartuar Korniza e Kurrikulës së Kosovës, kurrikulat bërthamë dhe programet lëndore.

Në kuadër të kurrikulës së saj arsimore, në përputhje me standardet evropiane të përcaktuara nga OBSH, Kosova ka përfshirë edukimin seksual në kurrikulën e saj arsimore përmes kompetencës “Individ i shëndosh,”. Edukimi seksual trajtohet si çështje ndërkurrikulare, përmes lëndëve të ndryshme mësimore, prej përspektivave të ndryshme, në kontekstin shkencor, shoqëror-kulturor dhe shëndetësor me qëllim mbrotjen e fëmijëve dhe të rinjve nga rreziqet e shumta që mund të dëmtojnë shëndetin e tyre.

Në vitin 2016, MASHTI ka themeluar grupin punues me përfaqësues si ekspertë nga IKSHPK, ekspertë të kurrikulës dhe mësimdhënës, me detyrë për hartimin e dokumenteve dhe këtyre doracakëve. E gjithë ky proces është mbështetur nga UNFPA. Grupi punues ka hartuar 4 doracakë për mësimdhënës dhe broshura informative për prindër. Këto materiale janë finalizuar dhe miratuar nga MASHTI më 10.02.2020.

MASHTI njofton prindërit, palët e interesit se këta doracakë nuk janë obligativ dhe nuk janë tekste mësimore për nxënësit.

Propaganda që po zhvillohet ditëve të fundit, shoqëruar me dezinformata dhe manipulime duke konstatuar se këta doracakë janë kurrikula arsimore e pastaj duke i paraqitur si libra shkollorë për nxënës e deri tek obligueshmëria e zbatimit të tyre, është në dëm të mirëqenies dhe sigurisë së fëmijëve.

Si Ministri e Arsimit, me përgjegjësi të plotë punojmë dhe angazhohemi për mirëqenien e fëmijëve. Tre vitet e fundit kemi rishikuar shumë tekste dhe dokumente që kanë përmbajtje dhe gjuhë të papërshtatshme dhe denigruese sikurse edhe pasaktësi shkencore.

Në linjë me këtë, ju informojmë se në vijimësi të rishikimit të teksteve shkollore, do të rishikohen edhe këta doracakë dhe materialet tjera informative për mësimdhënës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img