1.4 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri viziton Thaçin: Pashë shpresë, optimizëm e kurajo të jashtëzakonshme

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka njoftuar se ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë.

Tahiri përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, tha se atje pa shpresë, optimizëm e kurajo të jashtëzakonshme.

Tutje, ai ka thënë se muret në Hagë “nuk janë vendqëndrim, por vendkalim”.

“Shpresë, optimizëm dhe një kurajo e jashtëzakonshme që ia humb kuptimin mureve rrethuese. Kjo është përshtypja nga vizita që pata sot tek Presidenti Thaçi, i cili, si gjithmonë, me karakterin e tij të palëkundur, i jep kuptim sakrificës, devotshmërisë dhe atdhedashurisë për Kosovën. Motivi që e mban atë dhe shokët e tij tejkalon ritmet tona ditore, sepse është i ngritur mbi ritmet e historisë së një kombi liridashës. Prandaj, si çdo herë e më shumë se çdo herë, shpresë, kurajo dhe besim, se këto mure nuk janë vendqëndrim, por vendkalim drejt të vërtetës së plotë, të cilën qytetarët e Kosovës presin të shpaloset shpejt, teksa i mirëpret si çlirimtarë, Hashim Thaçin dhe shokët e tij.” – ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img