Buxheti i vitit 2025 do të diskutohet sot në dy komisione parlamentare.
Projektligji nr. 08/L-332 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025, do të jetë në rend dite në Komisionin për Komuniktete dhe Kthim dhe Komisionin për Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, media dhe zhvillim rajonal.
Ndryshe kuvendi i Kosovës të hënën ka votuar në parim projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2025.
Buxheti për vitin e ardhshëm është parashikuar të jetë 3.6 miliardë euro, njofton Klankosova.tv
Pro buxhetit votuan 59 deputetë, ndërsa dy deputetë abstenuan.
Buxheti do të kalojë në shqyrtim në disa komisione parlamentare.