-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Arrestimi i Naser Hafizit, befason Bajqinofci: Ndoshta është me VV, u arrestua pas rritjes së pensioneve

Mefail Bajqinofci e vlerësoi qeverisjen e Kurtit si më stabilen në 20 vitet e fundit.

Bajqinofci foli edhe për aferën e faljes së borxheve për kompanitë e ambalazhuesve të ujit, me çrast Naser Hafizi, ushtruesi i detyrës së Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Ai teksa tha se nuk e di nëse i arrestuari është anëtar i VV-së, shtoi se beson që arrestimi i të njëjtit ka prapavijë politike, pasi ndodhi një ditë pas vendimit të Qeverisë për rritjen e pensioneve.

“Ai është shërbyes civil qe 25 vjet atje. Ai mund të jetë edhe me VV-në, nuk po du me paragjyku, por nuk e di [a është anëtar]. Nuk e njoh. Por, nëse është votu 51% unë mendoj që një pjesë e madhe në Administratën Shtetërore e kanë votu edhe Lëvizjen Vetëvendosje, andaj mund të jetë edhe që është me VV-në”.

“Sekretari permanent është ende në arrest shtëpiak. Ju e dini që është arrestu të nesërmën kur është marr një vendim për rritjen e pensioneve. Ditën e parë kur është bërë rritja e pensioneve të nesërmën është arrestuar sekretari permanent që të harrohen ndoshta edhe pak këto vendimet e mira të Qeverisë. Si ishte e rastësishme menjëherë të nesërmen. Doli menjëherë. Pastaj, si është e mundur me arrestu një sekretar, pastaj me liru? ‘Po e lirojmë, po e çojmë në arrest shtëpiak’, ti kur ki fakte të tilla nuk duhet me e lëshu, prandaj dyshoj që ka të bëjë me vendimet e Qeverisë, por të presim edhe verdiktin e Gjykatës”, tha Bajqinofci.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img