-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Kosova synon të anëtarësohet me të drejta të plota në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë

Në Kuvendin e Kosovës sot filluan punimet e sesionit të 36-të Asamblesë Rajonale të Evropës (ARE) të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, në të cilat mori pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Kurti ka thënë ky parlament simbolizon një përpjekje të gjatë për liri, drejtësi dhe barazi. 

Por ai ka shtuar se, përkundër dëshirës për t’u avancuar nga anëtare e asociuar në anëtare të plotë të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, Kosova ende nuk ka mundur t’i përmbushë të gjitha detyrat e nevojshme për të fituar këtë status.

“Natyrisht, është e kuptueshme që jo gjithçka varet nga vendimet e Kosovës, duke patur parasysh që duhet të ketë edhe disa vlerësime politike që lidhen me kriteret e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Dhe në këtë drejtim të gjithë i dimë veçoritë historike dhe të sigurisë mbi sfidat që prekin të gjithë rajonin, përkundër gatishmërisë së dëshmuar të Kosovës për të kontribuar në të gjitha aspektet e bashkëpunimit rajonal”.

“Prandaj, në pritje të samitit të ardhshëm të vitit 2026, kur Kosova synon të aplikojë sërish për marrjen e statusit të anëtarit me të drejta të plota, Qeveria jonë dhe komunat e Kosovës duhet të fillojnë të punojnë së bashku për të gjetur një mënyrë për të adresuar rënien e orëve të mësimit të gjuhës frënge në mbarë vendin. Ky duhet të jetë hapi i parë duke e ditur që mund të llogarisim në përkrahjen e Institutit francez të Kosovës të porsaformuar në Prishtinë, për të identifikuar së bashku mënyrat më praktike dhe efektive të suksesit”, tha Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img