-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

IKShPK: Uji që vjen nga Liqeni i Badovcit mund të përdoret për pije

Uji që vjen nga Liqeni i Badovcit tashmë mund të përdoret edhe për pije. Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Në njoftimin në Facebook, IKShPK thotë se pas rezultatit nga analizat në katër ditët e fundit, tregojnë se vlerat e manganit kanë zbritur dhe ato rezultojnë brenda standardeve të parapara për ujin e pijes, raporton Klankosova.tv.

“Informatë rreth Manganit në ujin e Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni i Badovcit  Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka vazhduar monitorimin e ujit për pije të Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni i Badovcit. Rezultatet nga analizat e katër ditëve të fundit (e premte, e shtunë, e diele dhe e hënë, 8-12 nëntor) tregojnë se vlerat e manganit kanë zbritur dhe ato rezultojnë brenda standardeve të parapara për ujin e pijes. Bazuar në këto rezultate, uji mund të përdoret edhe për pije. IKSHPK i ka rekomanduar KRU “Prishtina” që të vazhdojë mbikëqyrjen dhe trajtimin e ujit dhe të sigurojë ujë në sasi dhe cilësi, sipas standardeve për ujin e pijes. IKSHPK falënderon qytetarët për mirëkuptimin e shprehur gjatë periudhës sa uji nuk mund të përdorej për pije dhe i siguron ata se do të vazhdojë me monitorim të rregullt dhe përcjellje të cilësisë së ujit”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img