Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Partinë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka reaguar pas publikimit të Indeksit për Sundim të Ligjit.
Gruda tha se sipas këtij publikimi Kosova s’ka përparuar asnjë pozitë, duke mbetur në vendin e 58-të.
“Në vitin 2020, para ardhjes në pushtet të LVV, Kosova ishte në vendin e 54. Që nga ai vit ka pasur vetëm përkeqësim në sundimin e ligjit: në 2021, në vendin e 60; në 2022, në vendin e 57; në 2023, në vendin e 58 dhe po ashtu në vitin 2024, në vendin e 58”, tha Gruda.
Ai tha se këto janë të dhëna të World Justice Project, jo të opozitës apo mediave.
“Kjo tregon më së miri se si ka punuar kjo qeveri në fushën e sundimit të ligjit dhe pse ne si PDK dërgojmë dhe fitojmë kaq shumë raste në Gjykatën Kushtetuese”, theksoi ai.