-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

“Me sa fytyrë del në foltore edhe i thu njeriut..”, përplasje e ashpër mes Hotit e Muratit

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës ka si synim të ulë importin, por theksoi se ky proces do të kërkojë kohë për t’u realizuar, duke pasur parasysh “gjendjen e trashëguar ekonomike”.

Ai ka theksuar se gjatë qeverisjeve të kaluara, shumë fabrika riprodhuese janë shitur për hekur, duke krijuar një pengesë të madhe për zhvillimin e kapaciteteve prodhuese vendore.

Ministri gjithashtu gjatë seancës plenare të kuvendit, ka deklaruar se diçka që është shkatërruar brenda 20 vjetëve, nuk mund të ndreqet për një mandat.

E i ashpër ka qenë reagimi i deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, pas deklaratave të Muratit. 

Hoti tha e pyeti “me sa fytyrë” bën deklarata të tilla.

“Me debatu me këtë person është problem, se ky debaton me fanatizëm. Këtij nuk i intereson e vërteta, edhe vazhdon me atë propagandën e poshtër, të ulët. Me sa fytyrë del në foltore, edhe i thu njeriut që është shkatërru Kosova që 20 vjet. Me 13 mijë njerëz të vrarë, e me njerëz pa gjymtyrë, e me shtëpi të shkatërruara. Ti thu është shkatërru Kosova gjatë 20 viteve. Kur i shton këto në Kuvend, nuk ka vend për debat”, tha Hoti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img