-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Katër raste të dhunës në familje veç dje, tri nga to në Pejë

Katër raste të dhunës në familje, janë regjistruar veç dje.

Tri nga to janë në Pejë, e njëra në Prishtinë.

Një person u arrestua në Pejë, nën dyshimin se e ka fyer dhe e ka kanosur me thikë anëtarin e familjes.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, shkruan në raportin 24-orësh të policisë, përcjell Klankosova.tv.

E në kryeqytet një i dyshuar gjendet në arrati, pasi ai po kërkohet për sulm fizik ndaj anëtares së familjes. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, tha policia.

Në burg jo veç në repartin psikitarik u dërgua një person në Pejë, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë dhe sulme verbale ndaj familjarëve të tij, dhe ka filluar të demoloj shtëpinë.

“I dyshuari pasi është intervistuar, me rekomandim të psikiatrit është dërguar në repartin psikiatrik në spitalin rajonal në Pejë, nën përkujdesje të forcave policore”.

Për dhunë psikike ndaj anëtarit të familjes, u dërgua në mbajtje një tjetër i dyshuar në Pejë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img