2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Biden planifikon të përdorë 6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën përpara inaugurimit të Trump

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, ka thënë se Shtëpia e Bardhë do të shpenzojë financimin e mbetur prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën përpara inaugurimit presidencial të Donald Trump në janar.

Ai thotë se qëllimi kryesor i administratës Biden në muajt e saj të mbetur do të jetë “të vendosë Ukrainën në pozicionin më të fortë të mundshëm në fushën e betejës, në mënyrë që ajo të jetë përfundimisht në pozicionin më të fortë të mundshëm në tryezën e negociatave”, shkruan BBC.

Presidenti rus Vladimir Putin ka kërkuar që Ukraina të dorëzojë pjesë të mëdha të territorit si parakusht për bisedimet e paqes, ndërsa Kievi ka refuzuar me vendosmëri ta bëjë këtë.

Ndërsa për konfliktin në Lindjen e Mesme, Sullivan thotë se pret përparim në përpjekjet për t’i dhënë fund luftimeve në Gaza dhe Libanin jugor dhe për të liruar pengjet izraelitë të mbajtur nga Hamasi.

“Në një moment, qeveria izraelite dëshiron të bëjë një marrëveshje që i kthen qytetarët e saj në shtëpi”, ka thënë ai. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img