-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

“Rrehja shpinën, kapja votën”, Molliqaj reagon për deklaratat e Kurtit se patriotët e punëtorët më të mëdhenj janë në diasporë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti dhënë në një tubim me diasporën në Frankfurt se “patriotët e punëtorët më të mëdhenj janë në diasporë, jo në Kosovë”.

Kreu i PSD-së Dardan Molliqaj këtë diskurs të Kurtit e ka përshruar si “Rrehja shpinën, kapja votën”.

“Rrehja shpinën, kapja votën, – kështu mund të përshkruhet diskursi i Kurtit me diasporën.  Gjithçka që kemi vjen prej diasporës. Diaspora është edhe masa edhe maza, edhe sasia edhe cilësia. Përgjigjen e kundërt, tipike për elitat e mbetura pa pushtet e kemi në Kosovë. Me një cinizëm përçmues, ajo na thotë se diaspora është një tufë injorantësh – gërrnaqa. Asnjëra s’është e vërtetë, diaspora nuk është as popull i zgjedhur, as llum. Njëjtë si këtu, aty ka edhe injorancë dhe mendje të holla; ka punëtorë të mirë, siç ka edhe parasite”,ka shkruar Molliqaj.

“Një diskutim i vërtetë me diasporën është i nevojshëm. Ajo është shumë e rëndësishme për ta lënë të instrumentalizuar kështu”, ka thënë Molliqaj. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img