-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Voziti nën masën mbrojtëse, ferizajasi dënohet me 500 euro, 5 pikë negative e konfiskim të mjetit

Sot rreth orës 12:13 në rrugën “Hamëz Jashari ” në Ferizaj, policia ka ndaluar shoferin F.H., i moshës 22-vjeçare, i cili sipas policisë ka drejtuar veturën nën masën mbrojtëse, ku me ligj parashihet gjobë, vazhdim i masës mbrojtëse, pikë negative dhe konfiskim i automjetit.

Ndaj shoferit policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 500 euro, pesë pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për gjashtë muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti, transmeton Klankosova.tv.

“Policia e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe në ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor, të mos drejtojnë automjetet nën masën mbrojtëse të shqiptuar më herët”, apelon policia.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img