14.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Hani kungull shtatë ditë, do të humbni tre kilogramë

Ngjyra e tyre është kënaqësi për sytë, shija e tyre ëmbëlsirë për qiellzën, plot vitamina dhe minerale, ndërkaq ka kalori të ulët

A ka dietë më të mirë vjeshte nga ajo me kungull, duke pasur parasysh që tregu është përplot me kungull të mrekullueshëm ngjyrë të verdhemët dhe të portokalltë.

Ky regjim dietal zgjat dy javë dhe në atë periudhë mund të dobësoheni gjashtë, madje edhe deri në tetë kilogramë.

Kjo dietë ju mundëson të humbni në peshë, por edhe do ta pastroni organizmin e përtërini trupin.

Kungujt janë gjithashtu burim i mirë i fibrave natyrore. Vetëm një gjysmë filxhan kungull ju jep 5 gramë fibra. Fibrat ndihmojnë në promovimin e tretjes të mirë dhe shëndetin gastrointestinal.

Përveç kësaj, përmban vitamina të tjera ushqyese dhe minerale. Kalium, magnez dhe vitaminë B5 janë gjetur të gjitha në tulin e kungullit.

Farat e kungullit janë mjaft organike dhe ushqyese për trupin. Ato janë një burim natyror i vitaminës E, hekur, magnez, kalium, zink dhe acide yndyrore esenciale.

Gjatë dietës secila shujtë merret me kohë të saktë. Në dietë përfshihen zamrat, që përbëhen prej pemëve, çaj ose kafe pa sheqer, ujë mineral.

Dita e parë:

Kafjalli: Kungull me karota dhe lëng nga limoni, qull nga kungulli me drithëra shtesë, (oriz, elb)
Dreka: Supë me perime dhe kungull (speca, karota, qepë, një sasi të vogël patate, perime me gjethe të gjelbër dhe vaj bimor)
Darka: Kungull të pjekur në furrë.

Dita e dytë:

Kafjalli: Sallatë nga kungulli, qull
Dreka: Pire kungulli, supë me perime
Darka: Pemë sipas dëshirës.

Dita e tretë:

Kafjalli: Qull nga kungulli, sallatë me perime
Dreka: Supë me perime (pa patate)
Darka: Dy pjesë bukë të thekur dhe sallatë nga kungulli me ananas.

Dita e katërt:

Kafjalli: Qull nga kungulli, sallatë me perime
Dreka: Supë me perime dhe spec të ëmbël
Darka: Ragu (kungull, perime dhe kërpudha)

Ditën e pestë përsëriteni menynë e ditës së parë.

Kjo dietë nuk ka efekte të dëmshme anësore, por duhet pasur kujdes personat, që kanë ndonjë sëmundje të traktit tretës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img