1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Prishtinë, dërgohen në mbajtje dy të dyshuar për fajde, personi i tretë ende në arrati

Më datë 9 tetor të këtij viti, policia ka pranuar informacion për një rast fajdeje në Prishtinë.

Policia njofton se menjëherë kanë filluar trajtimi i informacioneve si janë ndërmarrë veprimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.

Zyrtarët e Njësitit të  Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, kanë  identifikuar  tre persona të dyshuar lidhur me rastin,  dy prej të cilëve janë  arrestuar dhe intervistuar sot.

Sipas policisë, personat e dyshuar janë:

– A.F, mashkull 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dhe;

-E.F, mashkull 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

Ndërkaq, me  vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Aktualisht hetuesit janë në kërkim të personit të tretë të dyshuar i cili ndodhet në arrati.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img