Ylber Ramadani me Leccen dhe Ardijan Ismjali me Empolin kanë barazuar 1:1 të premten në mbrëmje. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 12-të të Serie A.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 33-të me golin që e realizoi Pietro Pellegri.
Vendësit shifrat i barazuan në minutën e 77-të. Santiago Pierotti shënoi për 1:1.
Ismajli e kompletoi ndeshjen tek Empoli. Ylber Ramadani luajti deri në minutën e 60-të te Lecce.
Medon Berisha i mungoi Lecces për shkak të lëndimit.
Empoli është në vendin e dhjetë me 15 pikë. Lecce renditet në pozitën e 18-të me nëntë pikë.