3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Hoxha mbajti takim me drejtorët rajonalë dhe komandantët e stacioneve policore

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me stafin e lartë menaxhues, realizuan sot një takim zyrtar me drejtorët e drejtorive rajonale dhe komandantët e stacioneve policore.

Në kumtesën për media theksohet se qëllimi i këtij takimi ishte i një rëndësie të veçantë, ku përveç prezantimit dhe analizimit të raportit nëntëmujor të këtij viti i cili, siç thuhet pasqyronte rezultate pozitive dhe ulje të numrit të përgjithshëm të rasteve, u diskutuan edhe planet strategjike, objektivat specifike si dhe aktivitetet policore të cilat burojnë nga plani zhvillimor strategjik i PK-së, përfshirë strategjinë e Policimit të Udhëhequr nga Inteligjenca dhe Policisë në Bashkësi.

Më tej bëhet e ditur se drejtori Hoxha nga të pranishmit kërkoi që të zbatohen në përpikëri planet dhe objektivat strategjike policore si dhe synimet e planifikuara, e të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në:

-përmirësimin dhe ruajtjen e rendit e qetësisë publike,

-rritjen e bashkëpunimit dhe qasjen më proaktive me komunitetin përmes zyrtarëve sektorialë,

-menaxhimin e situatës së sigurisë në vend, me theks të veçantë në veri të vendit,

-parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprimtarive kriminale,

-luftën kundër korrupsionit,

-uljen e shkallës së krimit të të gjitha formave,

-parandalimin, hetimin dhe uljen e rasteve të dhunës në familje,

-ngritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve,

-rritjen e performancës, integritetit, mbikëqyrjes më efikase dhe disiplinës në punë,

-ruajtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore dhe fetare,

-trajtimin e rasteve të nxitjes së urrejtjes ndëretnike,

-identifikimin e nevojave të burimeve njerëzore dhe atyre logjistike etj.

Ndër të tjera ai theksoi se përmes zbatimit të ligjit, menaxhimit sa më efikas të burimeve njerëzore dhe atyre logjistike, mbikëqyrjes së performancës së zyrtarëve policorë, mund të arrihen rezultate edhe më pozitive në shumë sfera policore.

Ky takim, i cili ishte i një përbërje mjaft të gjerë, rezultoi me zotimin për angazhime shtesë nga të gjithë të pranishmit, me qëllim të përmbushjes së detyrave dhe obligimeve policore, të cilat janë në interes të qytetarëve dhe të vendit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img