Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Sipas KQZ-sw, gjatë kësaj periudhe, e cila përfundon më 26 dhjetor2024, qytetarët me të drejtë vote mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë, duke e caktuar sa më afër vendbanimit të tyre.
“Parashtrimi i kërkesës për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës mund të bëhet përmes platformës së vendosur në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org apo në vegzën direkte http://qv.kqz-ks.org dhe kjo do të shqyrtohet nga shërbimi votues i KQZ-së”
“Ndërrimi i Qendrës së Votimit është i mundur edhe duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve, në komunën përkatëse”, bën të ditur KQZ, transmeton Klankosova.tv