7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Metsola pas takimit me Osmanin: Angazhimi në dialog duhet të çojë në përparim 

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka njoftuar për takimin që ka zhvilluar të enjten me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest.

Metsola ka thënë se me Osmanin kanë diskutuar për përpjekjet e Kosovës për një të ardhme evropiane, duke theksuar se angazhimi në dialog duhet të çojë në përparim.

“Me Presidenten Vjosa Osmani, diskutova për përpjekjet e Kosovës për një të ardhme evropiane. Përshëndeta angazhimin e vendit ndaj Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe integrimit gradual në tregun e përbashkët të BE-së. Angazhimi në dialogun Prishtinë-Beograd duhet të çojë në përparim”, ka shkruar Metsola.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img