Vlora Çitaku, zyrtare e lartë e PDK-së, ka komentuar fitoren e Donald Trumpit në zgjedhjet e pesë nëntorit për president të ShBAsë.
Në një intervistë për EO, Çitaku ka vlerësuar se Kosova duhet të jetë e kujdesshme.
Megjithatë, ajo ka vlerësuar se Kosovë gjithmonë i kanë ardhur lajme të mira nga Shtëpia e Bardhë.
“Zgjedhjet në SHBA përcillen me shumë kuriozitet në mbarë globin, kjo për shkak të relevancës politike ushtarake, ekonomike të SHBA-së dhe është e natyrshme që njerëzit të kenë preferenca për kandidatët në garë. Megjithatë, bartësit e institucioneve të Kosovës, eksponentët e lartë politik duhet ta kenë gjuhën shumë më të kalibruar. Ne duhet të jemi shumë më të kujdesshëm. Një administratë e re e presidentit Trump, sigurisht që do të rishikojë listën e prioriteteve dhe është e rëndësishme që Kosova, institucionet e Kosovës, të angazhohen fuqimisht në përforcimin e misionit tonë diplomatik në Ëashington, i cili është lënë me dy tre diplomatë. Duhet të trokasim në çdo derë, duhet të fuqizojmë raportet dhe të krijojmë miqësi të reja. Kosova nuk duhet të lihet në harresë nga administrata Trump dhe një gjë e tillë është e mundur vetëm nëse ne jemi pro aktiv dhe në Ëashington imponohemi si zgjidhje, jo si problem. Unë nuk i frikësohem asnjëherë Shtëpisë së Bardhë. Nga Shtëpia e Bardhë, Kosovës gjithmonë i kanë ardhur vetëm lajme të mira” – ka thënë Çitaku.