Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka bërë thirrje ndaj institucioneve komunale dhe qendrore që të reagojnë me urgjencë për të shuar zjarrin që ka kapluar pyjet e Lybeniqit të Pejës.
Sipas Musliu-Shoshti, situata është mjaft e vështirë dhe sfiduese për ata që po punojnë për të kontrolluar zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij më tej, transmeton Klankosova.tv.
“Tejet shqetësuese zjarri që ka kapluar pyjet e Lybeniqit. Banorët janë duke u përpjekur të shuajnë zjarrin me mjete të thjeshta, jo adekuate, ndërsa flakët dhe tymi janë të përhapura në gjithë zonën pyjore. Situata është mjaft e vështirë dhe sfiduese për ata që po punojnë për të kontrolluar zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij më tej!”, ka shkruar deputetja në Facebook.
“Ju bëjë thirrje institucioneve komunale dhe qendrore që të reagojnë me urgjencë sipas përgjegjësisë që kanë”.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Farianamusliushoshi%2Fposts%2Fpfbid0vxmBhf9P8tPSTjHywvMBq2FreT523KAjiBWqdEeYfdm6SdDPaHZ6Skd9Pc17Td77l&show_text=true&width=500