-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Aksidenti te pompa në Prishtinë, lëndohet vozitësja

Një grua ka pësuar lëndime trupore pas aksidentit që ka ndodhurrreth orës 13:00 në rrugën “Ahmeti Krasniqi” në Prishtinë.

Rastin për të cilin Klankosova.tv raportoi pak minuta më parë, e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se në aksident ka qenë e përfshirë një veturë dhe për pasojë vozitësja është lënduar dhe e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 13:00,  është pranuar informata për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Në këtë aksident është përfshirë një automjet dhe për pasojë vozitësja është lënduar dhe e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij vetaksidenti”, tha Ahmeti

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img