-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Rama: Kushdo që është në Shtëpinë e Bardhë nuk përbën ndryshim për shqiptarët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke bërë një prononcim të shkurtër para mediave në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Budapest, tha se zgjedhja e Donald Trum si president, nuk përbën ndryshim për Shqipërinë e shqiptarët.

Sipas Ramës, shqiptarët janë komuniteti më pro-amerikan, ndërsa kushdo që qëndron në Shtëpinë e Bardhë nuk do të bëjë ndryshime, Amerika është Amerikë, njofton Klankosova.tv.

Po ashtu kreu i qeverisë së Shqipërisë shton se në kohën kur Trumpi ishte president, u spekulua se NATO do të dobësohet, e në fakt ndodhi e kundërta.

“Eksperienca ime tregon se në kohën kur ishte ai president, të gjithë thoshin se NATO do të jetë më e dobët, por doli më e fortë, le të shohim dhe të mos bëhemi histerik para se të kemi të faktuar realitetin. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë Shtete të Bashkuara të Amerikës, dhe nuk mendoj se kjo do të thotë diçka e keqe për Evropën, mund të jetë diçka shumë e mirë për Evropën”, tha Rama para gazetarëve.

“Ajo që ndodhi në SHBA nuk duhet të shihet si shqetësim, përkundrazi mund të jetë mundësi e mirë për të bërë gjërat në mënyrë më ndryshe për ne dhe për botën. Për Shqipërinë nuk ndërron asgjë, shqiptarët janë komuniteti më pro-amerikan në Evropë, pra kushdo që është në Shtëpinë e Bardhë nuk do të ketë ndryshime, Amerika është Amerikë, nuk jemi të ndikuar nga emocionet sepse për ne është gjithçka e njëjtë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img