0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Si do të ndikojë fitorja e Trumpit në Ballkanin Perëndimor?

Cody McClain Brown, profesor në Universitetin e Zagrebit, me prejardhje nga Oklahoma, ka thënë se sa i përket Ballkanit, gjithçka do të varet se çfarë politika do të çojë përpara Trumpi për rajonin.

“Nëse Rusia tenton të ushtrojë ndikimin e tij më shumë në Serbi dhe Mal të Zi, atëherë ka mundësi që situata në Bosnje-Hercegovinë të jetë më pak stabile. Sa i përket Kosovës, pozicioni i tij do të mund të jetë ende pezull. Ndoshta ai mund të mbështesë Serbinë në rimarrjen e Kosovës, por është e vështirë të dihet, sepse ai nuk i shfaq shumë mendimet e tij për këto gjëra. 

Pikëpamja e tij, Amerika e Para duket se është edhe Amerika e Para për Trumpin, apo mund të nënkuptoj edhe Trump i pari, prandaj varet se ku i sheh interesat e veta, dhe kjo është shqetësuese për pjesën tjetër të botës”, ka thënë ai për REL-in.

Sipas profesorit, ndoshta nën Trumpin, “SHBA-ja nuk do të jetë e interesuar për pozitën e vet në Ballkan, dhe do ta lejojë Kinën apo Rusinë të lëvizin dhe ta destabilizojnë situatën”.

“Nëse Serbia trimërohet përmes përkushtimit të Rusisë ndaj Serbisë, dhe nëse Shtetet e Bashkuara nuk janë të interesuara të mbrojnë Kosovën, dhe zhvendoset kampi Bondsteel ose diçka të tillë, atëherë ndoshta ajo do ta rimerrte atë [Kosovën]. Me Trumpin nuk i dihet, sepse nuk dihet çfarë i intereson atij. Edhe pse gruaja e tij është nga Ballkani, nuk i duket shumë interesant”, ka potencuar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img