Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën janë aprovuar projekte kapitale shumëvjeçare.
Në një njoftim të dërguar për media thuhet se kjo është mbledha e 229-të me radhë.
Projektet kapitale të aprovuara janë si në vijim:
- Ndërtimi i Stadiumit të Qytetit në Pejë;
- Renovimi i Stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren;
- Ndërtimi i Stadiumit të Qytetit në Ferizaj;
- Renovimi i Stadiumit të Qytetit në Vushtrri;
- Renovimi i Galerisë Kombëtare.
– Emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese: “Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit”.
– Emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese: “Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës”.
– Miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika.