0.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, kërkojnë kujdes shoqëror dhe drejtësi

Kryeministri Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Fondacioni Jahjaga, me temën “Avancimi i Rolit të Gruas, Paqes dhe Sigurisë”, që u mbajt në Prishtinë.

Në adresimin e tij, shefi i qeverisë tha se shënimi 25-vjetorit të përfundimit të luftës dhe çlirimit të vendit tonë këtë viti ishte përplot me ngjarje reflektimi dhe frymëzimi, siç është edhe kjo e sotmja, e organizuar nga Fondacioni Jahjaga.

Kryeministri potencoi se është thelbësore të kujtohet e kaluara, sfidat e përjetuara dhe guximin e jashtëzakonshëm që ka treguar populli, e në veçanti gratë e Kosovës.

“Rrëfimet e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, dëshmojnë se të gjitha plagët kërkojnë edhe kujdes shoqëror edhe drejtësi shtetërore. Na përkujtojnë se mbështetja ndaj të mbijetuarave është obligim e detyrë e përbashkët, që kërkon përkushtim të përhershëm. Zëri i tyre është thelbësor në proceset tona të drejtësisë tranzicionale, që njohin dhembjen e së kaluarës dhe inkurajojnë për shpresë drejtë së ardhmes”, u shpreh Kurti.

“Fjalën e tij e vijoi duke theksuar se është miratuar Strategjia për Drejtësi Tranzicionale, për herë të parë pas përfundimit të luftës në Kosovë, ka filluar dokumentimi i krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, dhe qeveria po mbështet aplikimin e të mbijetuarave në Komisionin Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale gjatë Luftës, duke financuar organizatat e autorizuara”, shkruan në komunikatë.

“Para të pranishmëve, kryeministri Kurti tha se derisa shënojmë 25 vjet liri e paqe, kujtojmë të gjitha viktimat dhe të mbijetuarat, dhe nderojmë qëndresën e grave dhe të vajzave pa dallim, që mbi shkatërrimin e luftës, po ndërtojnë paqen e tashme dhe të së ardhmes”.

Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës që gratë dhe vajzat, nga çdo komunitet, të kenë të njëjtat mundësi dhe mbështetje dhe se agjenda për barazi, përtej së qeni një premtim i së ardhmes, “është angazhim i yni i përditshëm”.

“Kështu duke punuar bashkë për të tashmen, po i ngrisim të fortë e të qëndrueshëm themelet e barazisë mes individëve e të paqes midis popujve, që t’ua lëmë trashëgimi brezave të ardhshëm.Në emër të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Kurti falënderoi secilën e secilin, përfshirë Fondacionin Jahjaga, për kontributin për Republikën tonë, duke siguruar se jemi krah për krah e këmbëngulës në rrugën e lirisë, drejtësisë dhe barazisë, të cilat janë ideale tona të përbashkëta”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img