3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Rekord të hyrash nga Dogana e Kosovës

Dogana e Kosovës ka njoftuar se fillimi i muajit nëntor ka shënuar një arritje historike për këtë institucion, pasi thotë se janë mbledhur mbi 1.5 miliard euro të hyra.

Kjo shifër “e jashtëzakonshme”, Dogana thotë se përfaqëson një rritje të dukshme prej 10.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Gjatë njëmbëdhjetë muajve të parë të vitit 2023, të hyrat e mbledhura ishin 1.36 miliard euro, ndërsa këtë vit janë mbledhur 146.1 milionë euro më shumë. Ky trend pozitiv, që ka nisur të shfaqet vitin e kaluar, ka vazhduar të përforcohet në vitin 2024, duke konfirmuar përkushtimin e Doganës për të maksimizuar të hyrat”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Këtë rritje, ky institucion ia atribuon përmirësimit të Procedurave Doganore: implementimi i teknologjive të avancuara dhe procedurave të thjeshtuara ka kontribuar ndjeshëm në efikasitetin e procesit; Luftës Kundër Kontrabandës: Masa të intensifikuara në bashkëpunim me agjencitë e tjera kanë ndihmuar në uljen e aktiviteteve ilegale dhe rritjen e të hyrave; dhe, Rritjes së Transparencës: Fushatat për të edukuar publikun dhe bizneset mbi përputhshmërinë ligjore kanë rritur ndërgjegjësimin dhe përputhshmërinë, duke sjellë përfitime për të gjithë.

Dogana e Kosovës thotë se mbetet e angazhuar për të vazhduar kontrollet rigoroze dhe të vazhdueshme, duke bashkëpunuar ngushtë me autoritetet kompetente për të mbrojtur ekonominë dhe sigurinë e vendit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img