Kandidatja demokrate për presidente e ShBA-së, Kamala Harris, ka shpërndarë postimin e saj të parë në platformën X, pak më shumë se një orë pas hapjes së kutive të votimit.
Nënpresidentja e ShBA-së i bëri thirrje qytetarëve amerikanë të shprehin votën e tyre në këto zgjedhje të rëndësishme.
“Amerikë, ky është momenti për të bërë të dëgjuar zërin tuaj”, shkroi Harris.
Kundërshtari i saj, Donald Trump, nuk ka postuar asgjë në X që nga hapja e kutive të votimit, por pak më shumë se tre orë më parë ai shkruante në platformën e tij Truth Social: “ËSHTË KOHA PËR TË DALË TË VOTOJMË – KËSHTU QË SË BASHKË, MUND TA BËJMË AMERIKËN TË MADHE SËRISH!!!!!!”
Ky postim erdhi një orë pas mbylljes së tubimit të tij të fundit të fushatës në Michigan, shkruan BBC