-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Zëvendëskryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel nesër në Prishtinë, Osmani njofton për takim me të 

Nesër në Kosovë do të vijë Ministri i Punëve të Jashtme dhe Luksemburgut, Xavier Bettel.

Bettel do të takohet me presidenten Osmani, në ora 15:20. Kështu ka njoftuar Presidenca.

“Në orën 15:20, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Zëvendëskryeministrin, njëherit edhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Luksemburgut, Xavier Bettel.”

Bettel do të pritet në takim edhe nga homologia e tij, Donika Gërvalla.

Takimi do të nis në ora 12:40 dhe më pas do të mbahet konferencë për media.

“Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, pret nesër në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, z. Xavier Bettel. Datë:  4 shtator 2024. Ora: 12:40. Vendi: Objekti i MPJD-së. Shënim: Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit dypalësh kurse pas takimit do të mbahet konferenca për media. Ju lutëm që të jeni 15 minuta para takimit në Ministri.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img