3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Edi Rama në Selanik: I pashlyer gjaku i dëshmorëve shqiptarë të rënë në këtë vend

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në takimin e tij me shqiptarët e Greqisë në Selanik, ka thënë ndër të tjera se gjaku i dëshmorëve shqiptarë të rënë në këtë vend është i pashlyer.

“Këtu kemi murin e lotëve, këtu kemi dëshmorët tanë. E vërtetë që nuk ka mbetur shumë nga varrezat e hershme të shqiptarëve në këtë qytet, por i pashlyer do të jetë gjaku i dëshmorëve nga dy skajet e gegërisë dhe toskërisë që u martirizuan në këtë qytet. Dhe nëse shteti shqiptar është kujdesur në të kaluarën për t’i riatdhesuar eshtrat e Hasan Prishtinës nga Kosova dhe … nga Korça, i paskalitur ka mbetur memoriali i një tjetër korçari, Spiro Kosturit, një nga ata të shkëlqyeshmit të komunitetit tonë” – ka thënë ai.

Më tej, Rama ka folur për incidentin që ndodhi ditën e shtunë në kufirin me Greqinë, në Kapshticë ku mediat shqiptare u bllokuan për orë të tëra nga pala greke pa asnjë argument.

“Ndodhi për arsye të panjohura për ne. Dua të falënderoj ministrin e Jashtëm grek për ndërhyrjen e tij. Dhe për zhbllokimin e një situatë absurde që kurrë nuk i ka ndodhur asnjë gazetari grek në kufirin hyrës të Shqipërisë” – ka thënë Rama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img