4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj në përvjetorin e rënies së Afrim Zhitisë e Fahri Fazliut: Pa sakrificën e tyre, s’do ta kishim mbërri lirinë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me bashkëpunëtorë të tij kanë bërë homazhe me rastin e 35-vjetorit të rënies së heronjve Afrim Zhitia e Fahri Fazliu.

Haradinaj tha se nuk do të ndalen asnjëherë së kujtuari dhe nderuari Zhitinë e Fazliun, pasi sipas tij, pa sakrificën e tyre, Kosova s’do ta kishte mbërri lirinë.

“Nuk ndalemi asnjëherë që t’i kujtojmë e nderojmë. Vitet kalojnë por e vërteta mbetet e njëjtë. Pa sakrificën e tyre, pa gjakun e derdhur për liri, nuk do ta kishim mbërri lirinë”, tha Haradinaj, njofton Klankosova.tv.

Më tej, ai tha se asnjëherë s’do të ndalen për ta forcuar lirinë e Kosovës, teksa shtoi se çdo herë janë gati për ta mbrojtur lirinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img