-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Syla vizitë në liqenin e Ujmanit, diskutohet për mbrojtjen e digës

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, së bashku me kryeshefin ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenc”, Faruk Mujka, vizituan liqenin e Ujmanit.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se kjo vizitë vjen si pjesë e angazhimeve për mbështetjen ushtarake ndaj autoriteteve civile dhe për të garantuar sigurinë e infrastrukturës kritike.

“Gjatë kësaj vizite, u diskutua për vlerësimin e rrezikut dhe përgatitjen e një plani të reagimit emergjent për mbrojtjen e digës nga rreziqet natyrore dhe të tjera. Gjithashtu, u ofruan trajnime për personelin e ndërmarrjes në fushën e reagimit ndaj emergjencave, për të përforcuar aftësitë e tyre në situata kritike”.

“Po ashtu, gjatë kësaj vizite u prezantuan nga afër arritjet dhe projektet në zhvillim që po realizohen në Ndërmarrjen “Ibër Lepenc,” duke vënë në pah përkushtimin dhe angazhimin e ekipit për përmirësimin e shërbimeve dhe rritjen e sigurisë së objekteve që menaxhohen prej saj”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img