-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Murati: S’janë shpenzuar 31 milionë euro për karburante, por 10.47 milionë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas deklaratës së dhënë nga deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami se Qeveria Kurti i ka shpenzuar 31 milionë euro për karburante.

Murati tha se deklarata e Bajramit është e pavërtetë, pasi sipas tij, shpenzimi i karburantit për automjete për vitin 2023, për nivelin qendror dhe lokal është 10.47 milionë euro.

“Kjo është e faktuar edhe në raportin vjetor financiar të miratuar e dorëzuar në Kuvend.  Duhet theksuar se shumica e këtij shpenzimi shkon për flotën e automjeteve të policisë dhe të FSK-së”.

“Raportimet se shpenzimi për karburante të veturave për vitin 2023 është 31 milionë euro është i pavërtetë, dhe i pasaktë”, tha Murati, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se shifra prej 31 milionë euro që është përmendur nga Raporti Vjetor i Auditimit “mund të jetë përmbledhje” që përmban edhe shumat që janë shpenzuar për naftë për ngrohje ose dru zjarri për ngrohje, por s’ka të bëjë me shifrën që është shpenzuar për karburant për automjete.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img