12.9 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Buy now

spot_img

FKEE-ja sot nënshkruan marrëveshjen ku përfitojnë ndërtesat shumë-banesore sociale

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë sot mban ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve me komunat përfituese për projektin “Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për ndërtesat shumë-banesore sociale”

Ngjarja pritet të fillojë nga ora 10:00, në Prishtinë, te Fondi i Kosovës për për Efiçiencë të Energjisë, ish-banka e Lubjanës, kati i shtatë.

FKEE-ja njofton se nga ky projekt përfitojnë 13 Komuna, 28 ndërtesa shumë-banesore sociale, rreth 785 familje dhe afërsisht 3 mijë 400 qytetarë.

“Masat e planifikuara për këto ndërtesa përfshijnë: Termoizolimi i mbështjellësit të ndërtesës dhe kulmit; zëvendësimi i dritareve dhe dyerve kryesore; instalimi i sistemit të ngrohjes me kondicionerë ajri për secilën njësi familjare; renovimi i hyrjeve dhe instalimi i sistemit të interfonisë; masat për mbrojtje kundër zjarrit dhe detektorët e tymit”, shkruan në komunikatë.

“Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian , me mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komunave përkatëse. Granti investiv nga FKEE mbulon 90% të investimit, ndërsa pjesëmarrja financiare e Komunave është 10% e vlerës totale të investimit”, thuhet tutje aty.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img