-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

U vlerësua lart në Raportin e Progresit, ATK: Kemi bërë përparime të rëndësishme në luftimin e evazionit fiskal

Komision Evropian e ka lansuar gjatë ditës së djeshme Raportin e Progresit 2024 për Kosovën.

Ky raport në kapitullin e 16-të të saj e ka vlerësuar lart Administratën Tatimore të Kosovës.

“Në raport thuhet se ATK ka bërë përparime të rëndësishme në përmbushjen e objektivave të saj për mbledhjen e të hyrave, luftimin e evazionit fiskal dhe përmirësimin e menaxhimit të riskut dhe digjitalizimin e proceseve tatimore. Përkushtimi i ATK-së për të përmirësuar shërbimet dhe për të reformuar proceset tatimore ka ndikuar dukshëm në avancimin e saj drejt një sistemi më efikas dhe të qëndrueshëm”, thuhet në njoftimin e ATK-së transmeton Klankosova.tv

Tutje në raport thuhet se Kosova ka vazhduar të paraqes performancë të mirë në mbledhjen, përforcimin dhe përmbushjen e tatimeve.

“Nga muaji prill 2023 deri në shtator 2024, Administrata Tatimore e Kosovës ka arkëtuar të ardhura prej 1,28 milionë euro ose 14.1% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë”.

Luftimi i evazionit fiskal është një tjetër fokus i rëndësishëm i Administratës Tatimore, i cili po ashtu është vlerësuar nga Raporti i Progresit. Gjithsesi ky vlerësim vjen duke pas parasysh se ATK ka investuar në teknologji moderne që ndihmon në identifikimin e rasteve të evazionit dhe shmangies tatimore, duke ndërmarrë veprime ligjore për të siguruar që të gjitha bizneset të kontribuojnë ndershmërisht.

“ATK ka kryer 2,939 vizita përmbushëse, kontrolla dhe hetime të rasteve të dyshuara të evazionit fiskal. “Këto aktivitete kanë rezultuar me të hyra shtesë prej 112,7 milionë euro. Sa i përket fushës së menaxhimit të borxheve, ATK po ndjek praktikat më të mira ndërkombëtare” RP”, thuhet tutje në deklarimin e Administratës Tatimore transmeton Klankosova.tv

Tutje në radhët e vlerësimeve për ATK-në, thuhet se gjatë periudhës prill 2023 deri në gusht 2024 Administrata Tatimore ka kryer 1,173 aktivitete që synojnë punën e padeklaruar. Gjatë kësaj kohe janë inspektuar 51 biznese në bashkëpunim me inspektoratin e punës në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta për të luftuar punën e padeklaruar.

“Pjesa e digjitalizimit është e pashmangshme në vlerësim edhe këtë herë, duke qenë në vazhdimësi të fokusuar në krijimin e platformave inovative të cilat lehtësojnë procedurat tatimore. Raporti në fjalë tregon se “sa i përket kapaciteteve operacionale dhe dixhitalizimit, ATK ka vazhduar të bëjë progres në dixhitalizimin dhe ofrimin e shërbimeve, veçanërisht në rritjen e luftës kundër punësimit joformal dhe mosdeklarimit të tatimeve”.

“Ndër pjesët me të ndjeshme të cilat kanë impakt të drejtpërdrejt në menaxhimin e riskut është edhe trajtimi i rasteve për kontroll. Andaj, Raporti i Progresit vlerëson se “ATK ka rritur kapacitetin e saj analitik duke përditësuar të gjithë parametrat e moduleve të analizës së rrezikut, e cila ka rezultuar në një rritje të ndjeshme të kontrolleve të bazuara në rrezik (mbi 80% e të gjitha kontrolleve tatimore)”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img