Adriatik Kelmendi, autor i emisionit “Rubikon”, duket se ka ngecur dje në trafikun e ngarkuar të Prishtinës.
Në një shkrim në profilin e tij në Facebook, Kelmendi ka shkruar se prioriteti i çlirimit të trafikut duhet të trajtohet si urgjencë absolute.
Tutje, Kelmendi ka pasur disa cilësime të ashpra për qeverisjen komunale, duke e quajtur si “impotencën e qeverisjes”.
“Sa ndotet ajri me gjithë këto automjete nëpër rrugë! Sa humbja financiare prej vonesave, shpenzimeve, joproduktivitetit… Nuk është normale një orë e gjysmë prej një ane të qytetit deri në qendër!
Idiotësi, poshtërsi, përbuzje e qytetarëve!
Marre! Impotencë e qeverisjes!
Përparim, tash e mbas s’po lexojmë libra në kerre! Do të merremi çdo ditë me ty sa rrimë në kerre kot!” – ka shkruar Kelmendi.