Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon takimet me mërgatën.
Kësaj radhe ai do të udhëtojë drejt Zvicrës. Njoftimin e ka bërë Lëvizja Vetëvendosje në Facebook, raporton Klankosova.tv.
“Të dashur bashkatdhetarë, ju që jetoni në Zvicër, ju informojmë se këtë të premte, me datë 1 nëntor 2024, Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Kryeministri Albin Kurti, do të zhvillojë një takim me mërgatën tonë në Zvicër. Bashkë me të, do të jenë edhe deputeti i parë shqiptarë në parlamentin e Zvicrës z. Islam Aliaj, dhe Bashkë-Presidenti i Partisë Socialdemokrate zvicerane, njëherazi deputet në parlamentin e Zvicrës, z. Cédric Ëermuth. Adresa dhe ora: Kursaal Interlaken Strandbadstrasse 44, 3800 Interlaken, Pritja 19:30-20:15 dhe Programi 20:15-22:00. Ju ftojmë dhe ju mirëpresim në këtë takim”, thuhet në postim, raporton Klankosova.tv.