7.3 C
Pristina
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Atentati me tre të vrarë në Shkodër, shoqërohet në polici Safet Bajri

Shoqërohet në polici Safet Bajri në lidhje me atentatin e ndodhur këtë të mërkurë në Shkodër, ku mbetën të vrarë tre persona dhe u plagos rëndë një tjetër. Më herët, në polici u shoqëruan edhe katër persona të tjerë.

Shënjestra të atentatit, ishin Hamza Lici, i cili humbi jetën në vendngjarje, dhe Arlind Bushati, i cili vdiq më vonë në spital. Lici dhe Bushati, ndodheshin në një automjet dhe po lëviznin në momentin që iu bë atentat.

Viktimë mbeti edhe Flutura Basha, e cila po lëvizte me motoçikletë me bashkëshortin e saj, Bashkim Basha. Ata u përplasën nga makina e Licit dhe Bushatit pasi humbën kontrollin nga të shtënat me armë.

Një ndër pistat e hetimit të policisë për këtë ngjarje është konflikti i vjetër mes fisit Lici dhe Bajrave në Shkodër./abcnews.al

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img