-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Glauk Konjufca pranoi Raportin e BE-së për Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, duke pranuar prej tij Raportin e Vendit, të vitit 2024 për Republikën e Kosovës.

Ambasadori Orav theksoi se ky dokument vlerëson zhvillimet e ndryshme përgjatë periudhës raportuese dhe sfida për të ardhmen, bëhet e ditur në kumtesën për media.

Më tej bëhet e ditur se pasi falënderoi ambasadorin Orav për punën në përpilimin e raportit dhe angazhimin e BE-së në Kosovë, Konjufca u shpreh se angazhimi për avancim në drejtim të agjendës së integrimeve evropiane do të vazhdojë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës tha se ashtu si në periudhat e mëhershme, edhe ky raport do të ketë rol orientues në punën e Kuvendit të Kosovës dhe nënvizoi synimin për arritjen e objektivave të përcaktuara, të cilat do të ndiqen me përkushtim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img