Një ngjarje tragjike ka tronditur Shqipërinë.
Në Shkodër, pas një atentati, kanë mbetur të vrarë tre persona, e një i plagosur.
Sipas informacioneve ngjarja e rëndë e ndodhur në zonën e njohur si “5 heronjtë e Vigut”, ka qenë një atentat që ka pasur në shënjestër anëtarë të familjes Lici.
Mediat në Shqipëri thanë se ende nuk mund të flitet për identitetin e viktimave, trupat e të cilëve tashmë janë larguar nga vendngjarja, por sips informacioneve të siguruara prej tij, një prej tyre ka qenë anëtar i fisit Lici.