Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar orarin e takimeve me qytetarët nëpër komuna të cilin e ka quajtur “Turneun e Ndryshimit”.
Abdixhiku ka thënë se zgjedhjet e ardhshme përcaktojnë fatin e Kosovës.
“Zgjedhjet e ardhshme përcaktojnë më shumë se sa fatin e një qeverie. Ato përcaktojnë fatin e vet Kosovës; si një vend i njerëzve të lirë që punojnë e jetojnë mirë, apo i një shteti të mbyllur, në zbrazje e përplasje tensionuese të pafundme!” – ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.
Shkrimi i tij:
Të dashur qytetarë,
Zgjedhjet e ardhshme përcaktojnë më shumë se sa fatin e një qeverie. Ato përcaktojnë fatin e vet Kosovës; si një vend i njerëzve të lirë që punojnë e jetojnë mirë, apo i një shteti të mbyllur, në zbrazje e përplasje tensionuese të pafundme!
Unë kam zgjedhur ndryshimin!
Dhe nga Prishtina, me 7 nëntor, së bashku me ekipin tim po nisim ciklin e tubimeve paraelektorale me qytetarë në çdo anë.
Po nisim ‘Turneun e Ndryshimit’!
Ejani, të gjithë, në tubimet tona tek qytetet e juaja. Ejani, të bëhemi bashkë, në përcaktimin e së ardhmes që e meritojmë!
Bëhu pjesë e rrugëtimit tonë plot shpresë!
Bëhu ndryshimi!