-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

“Djali im na ike i ri, malli për ty s’hiqet kurrë”, fjalët prekëse të zyrtarit korrektues për humbjen e të birit

Djali 27-vjeçar i familjes Podrimqaku nga Vitomirica e Pejës, Laurant Podrimqaku që po kërkohej prej të shtunës së kaluar, u gjet dje pa shenja jete në fshatin Gllaviçicë në Pejë. I riu dyshohet se i dha fund jetës me armën zyrtare të babait të tij, që ia mori dhe u largua nga shtëpia, raporton Gazeta Sinjali.

Prindi i Laurantit, zyrtar korrektues në SHKK, ka dhënë lajmin e hidhur.

Përmes një postimi të shkurtër në Facebook, ai ka shkruar për humbjen e të birit me fjalë prekëse.

“Djali im na ike i ri, na le përjetë të pikëlluar. Malli për ty nuk hiqet kurrë, të don babi shumë”, ka shkruar babai i tij.

Për rastin ka raportuar Sinjali para disa ditësh, pasi Policia nisi hetimin, kur babai i viktimës raportoi për dyshimet se i biri ia kishte marrë armën zyrtare dhe ishte larguar nga shtëpia.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img