10.7 C
Pristina
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Murati: Pagat rriten për të gjithë shërbyesit publikë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, është mburrur me rritjen e pagave në sektorin publik duke thënë se rritja e tyre është bërë në 2023-ën, 2024-ën dhe se tani “po rriten edhe në vitin 2025.”

Ai shpjegoi se rritja do të jetë 110 euro në muaj për çdo shërbyesit të sektorit publik me fazën e parë në janar 2025 dhe korrik të të njëjtit vit, për të gjithë nëpunësit publikë.

Postimi:

Pagat në sektorin publik janë rritur në vitin 2023, janë rritur në vitin 2024, dhe tani po rriten edhe në vitin 2025.

Pra rritje për tri vite radhazi që prej hyrjes në fuqi të ligjit të pagave, ashtu siç do duhej, krahas rritjes ekonomike.

Rritja do të jetë 110 euro në muaj për secilin punonjës të sektorit publik. Hyrja në fuqi e rritjes do të jetë e ndarë në dy faza – ku faza e parë prej janarit pagat rriten për 55 euro, ndërsa faza e dytë prej korrikut ku rritja bëhet 110 euro.

Pra pagat rriten për të gjithë shërbyesit publikë, e jo vetëm për pozitat që i shfaqëm në tabelë gjatë konferencës. Tabela e shfaqur ishte vetëm për të ilustruar se si do dukej rritja për disa prej pozitave në sektorin publik.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img