10.7 C
Pristina
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Rasti tragjik në Prishtinë: Gjykata vendos për Gent Myftarin, i cili theri për vdekje vëllain e tij

Një ngjarje e rëndë tronditi Prishtinën mbrëmjen e të dieles, ku u shënua një incident i rëndë që përfundoi me fatalitet. Për motive akoma të panjohura, Gent Myftari theri për vdekje me thikë vëllain e tij, Auron Myftarin, te banesa e tyre në rrugën “Tirana”, raporton Gazeta Sinjali.

Motivet e rastit akoma nuk dihen, ndërsa Gent Myftari u arrestua nga Policia si i dyshuar për rastin, ku tashmë kanë nisur hetimet lidhur me zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Gent Myftarit, nën dyshimin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin G.M, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin G.M dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Ndërkaq, dje Sinjali ka raportuar se viktima dhe dorasi janë vëllezër të regjisorit të njohur kosovar, Agon Myftarit.

Genti po dyshohet se ia mori jetën vëllait të tij, Auronit – duke e therur disa herë me thikë, te kompleksi banesor ku ata jetonin.

E familja Myftari ka njoftuar se sot do t’i jepet lamtumira e fundit djalit të tyre Auronit. 

“Ju njoftojmë se varrimi i Auron (Hazir) Myftarit do të bëhet më 29 tetor 2024, me namazin e drekës (ora 12:00), në varrezat e qytetit në Arbëri. Njëkohësisht, ju njoftojmë se për shkak të rrethanave, familja nuk do të hapë të pame. Pritja do të bëhet vetëm në varreza”, shkruhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img