Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka qëndruar në Gjilan.
Ai ka ndarë pamje nga tubimi atje, duke thënë se zgjedhjet e nëntë shkurtit janë rruga e vetme për realizimin e programit dhe ëndrrës së përbashkët për vendin.
“Me frymë pozitive e plot entuziazëm ishte mbrëmja e djeshme në Gjilan.
Zgjedhjet e 9 shkurtit nuk janë qëllimi, por rruga e vetme për realizimin e programit dhe ëndrrës së përbashkët për vendin tonë. Kësaj ëndrre do t’i japim jetë me punë të pandalshme për të mirën e fëmijëve, grave e burrave, të rinjve e të moshuarve. Për të mirën e Kosovës!” – ka shkruar Hamza.