9.4 C
Pristina
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Zogiani kritikon komunat: S`ka bllokim të llogarive, ka shpenzim të buxhetit në mënyrë të paplanifikuar

Zëvendësministri i Financave, Avni Zogiani, ka kritikuar komunat për shpenzim të buxhetit, duke thënë se atë po e bëjnë në mënyrë të paplanifikuar.

Duke komentuar lajmin për bllokimin e xhirollogarisë të Komunës së Suharekës, ai ka vlerësuar se nuk ka bllokim të llogarive.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se fjala është për shpenzim të buxhetit.

“Ky titull është vetëm njëra anë e medaljes. Edhe pse bllokim të llogarive nuk ka, por fjala është për shpenzim të buxhetit në mënyrë të paplanifikuar! Ana tjetër është mungesa e përpjekjes së komunave për ta mbrojtur vet-veten në gjykata, mos-verifikimi i çuditshëm i evidencave nga gjykatat, dhe sidomos mos-planifikimi i buxhetit nga komunat sipas një qarkoreje këshilluese nga MFPT!”, ka shkruar Zogiani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img