Është arrestuar një person në Podujevë, pasi i njëjti dyshohet se e ka dhunuar një vajzë të mitur.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare- e mitur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa viktima në ekzaminim mjekësor”, thuhet tutje në raportin e policisë.