Visar Azemi i cili vie nga rradhët e LDK-së, ka thënë se do të kandidojë për kryetar të Ferizajt.
Po ashtu, ai shton se do të jetë pjesë e listës së LDK-së për deputet, njofton Klankosova.tv.
“Po unë do të kandidojë përsëri për deputet. Po ashtu kërkojmë që të ngrihet vota e Lidhjes Demokratike në Ferizaj, dhe për atë unë do të marr pjesë në garën për deputet. Unë do të jem kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj për të garuar për të parin e komunës, dhe gjitha përgatitjet e mija janë duke funksionuar në atë drejtim”, tha Azemi në D.P.T. te Fidani.
Ndërsa për Kryetarin aktual të Ferizajt, Agim Aliu, ai ka thënë se është bërë bajat.
“Politika është sfiduese, përderisa je i famshëm, dikur bëhesh edhe bajat, sepse nis dhe bën gabime të njëpasnjëshme”, tha Azemi.